​Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi

Boksi

​Donjeta Sadiku ende në pritje të vizës për në Botërorin e boksit në Indi

Më: 13 mars 2023 Në ora: 14:10
Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku vazhdon të jetë në pritje për lajme pozitive sa i përket vizës që do t’ia mundësonte asaj udhëtimin drejt Indisë, atje ku nga dita e nesërme do të zhvillohet Kampionati Botëror i boksit.

Kur kanë mbetur tashmë edhe pak orë deri në fillimin e turneut, media mëson se Donjeta dhe ekipi i saj ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga autoritete indiane për të udhëtuar drejt këtij shtetit i cili nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur.

Të shqetësuar me këtë situatë janë Federata e Boksit të Kosovës, trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, por edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e Sportit.

Edhe pse tashmë kanë mbetur fre pak orë në dispozicion, Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli ka thënë shkurt se vazhdojnë të presin dhe se janë ende duke biseduar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indisë.

“Jemi ende në bisedime, do të dëgjohemi prapë”, ka thënë shkurt Demolli për KosovaPress.

Ndryshe, Donjeta Sadiku është përgatitur maksimalisht për këtë kampionat dhe synon medalje elitare nëse i jepet mundësia që të zbres në ring atje. Ajo vitin e kaluar fitoi medalje të bronztë evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat