Morina: Ku është Federata e Boksit të Kosovës, KOK-u, MKRS dhe pse nuk e padisin presidentin e IBA-së?

Boksi

Morina: Ku është Federata e Boksit të Kosovës, KOK-u, MKRS dhe pse nuk e padisin presidentin e IBA-së?

Nga: K.G.. Më: 14 mars 2023 Në ora: 15:52
Agim Morina

Pa Donjeta Sadikun në Kampionatin Botëror të boksit. Donjeta dhe delegacioni i Kosovës nuk mund të hyjnë në Indi, pasi ky shtet paturpësisht nuk i pajisi me viza.

India ia mohon të drejtën një sportistes, medalistes së bronztë që të garojë në Kampionatin Botëror.

Dashamiri i boksit dhe sportit në Kosovë, Agim Morina, shprehet kritikë, duke thënë pse nuk e padisin presidentin e IBA-së për këtë padrejtësi që lejon t’i bëhet Kosovës në boks.  

Image

Donjeta Sadiku

“Kam një pyetje për Federatën e Boksit të Kosovës dhe të gjitha organet kompetente si Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Ministria e sportit.

Ku është Federata e Boksit të Kosovës, Komiteti olimpik, dhe ministria e Sportit?

Pse nuk e padisin këtë rus Kremlev 41 – vjeçar i cili është kryetar i IBA (Federatës Ndërkombëtare të Boksit) në Lausanne të Zvicrës, për diskriminimin e Kosovës dhe sportistëve të saj, derisa ky sillet si rus i cili është në moshë të re dhe nuk ankohemi aty ku është vendi, ne do t’i shuajmë ëndrrat e boksier/e tanë në të gjitha ato vende që nuk e njohin Kosovën!”, ka shkruar Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat