Reagon zëvendësministrja e sportit për Donjetën

Boksi

Reagon zëvendësministrja e sportit për Donjetën

Nga: K.G.. Më: 14 mars 2023 Në ora: 16:01
Donjeta Sadiku

India nuk është hera e parë që sillet në mënyrë primitive me shtetin e Kosovës. 

Nuk është hera e parë që pengon sportisten tonë që të marrë pjesë në garat botërore që organizohen në Indi. 

India pengon boksieren Donjeta Sadiku, nuk e pajis me vizë.

Reagon  zëvendësministrja e MInistrisë, Kulturës dhe sportit të Kosovës, Daulina Osmani, 

“Donjeta Sadiku –  medaliste e Botës dhe Evropës, përsëri privohet nga e drejta e saj për reprezentim të Republikës së Kosovës me simbole shtetërore në Kampionatin Botëror të Boksit në Neë Delhi të Indisë.

Kjo është hera e tretë që Donjeta nuk mund të marrë pjesë në gara të boksit në Indi. Ndërsa, për më shumë se 5 herë, Federata Botërore e Boksit (IBA) dështon të ofrojë kushte të barabarta për sportistët tanë. Jo rastësisht, kjo federatë ndërkombëtare edhe është suspenduar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Përkundër dëshpërimit të Donjetës, si sportiste me potencial për titullin e kampiones, si dhe dëshpërimit të secilit prej nesh që Kosovës t’i shtohet edhe një medalje botërore, kjo do të shërbejë si shtysë që Donjeta dhe të gjithë sportistët e Kosovës të luftojnë edhe më shumë në arenat sportive për të ngritur flamurin dhe për të dëgjuar himnin e Kosovës.

Rrugëtimi ynë i së kaluarës, po përsëritet sot në një betejë tjetër. Sikurse edhe në të kaluarën – përsëri do të fitojmë.

Pengesat për sportistët kosovarë po shkaktohen nga politika josportive e shteteve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, duke i shkelur aktet më të larta ligjore ndërkombëtare kundër diskriminimit të sportistëve. Veprimi i Indisë, më shumë politik dhe aspak sportiv.

Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Federatën e Boksit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të luftuar dhe dënuar diskriminimin me të cilin po përballen sportistët tanë, edhe sot 9 vite pas ndërkombëtarizimit të sportit vendor”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat