Kamer Maloku i gatshëm kundër ukrainasit Taras Golovashchenko

Boksi

Kamer Maloku i gatshëm kundër ukrainasit Taras Golovashchenko

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:05
Maloku e Golovashchenko

Të shtunën në “Europa Arena” ne Karlsruhe do të zhvillohet një event i madh i boksit profesionist ku protagonist kryesor do të jetë ndeshja ndërmjet kampionit të botës në federatën UBO - Kamer Malokut dhe kampioni në IBO International - Taras Golovashchenko nga Ukraina.

Kundërshtari ka paralajmëruar se ne Karlsruhe po vjen për fitore, ndërkohe që bokseri nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani thotë se mezi e pres këtë ndeshje dhe me përkrahje maksimale nga publiku do të arrit tek fitorja. 

Jeni promotor por edhe garoni sa është e vështir kjo për ju?

Kamer Maloku: Është shumë e vështirë sepse përveç se duhesh të angazhohesh për organizimin e galës në të njejtën kohë duhesh edhe të përgatitesh për ndeshjen.

Kemi 10 përballje profi dhe të gjitha në nivelet e larta si dhe përballja ime me një kundërshtar mjaft të fuqishëm kështu që duhesh të jesh shumë i fuqishëm si psiqikisht ashtu edhe fizikisht të përballosh presionet që vijnë nga gjitha anët.

Por kur dëshiron diçka ja arrin. Unë gjithnjë nisem nga ajo pjesë që nëse arrin të bësh diçka duhet me bo me vepër, me punu natë e ditë vetëm e vetëm që të arrihet qëllimi.

Sa për ilustrim kam zhvilluar nga 2 stërvitje ne ditë si dhe ndonjëherë  kam qëndruar deri në ora 2 të natës duke u marr me organizimin e gallës. 

Sa keni pasur mbështetje?

Kamer Maloku: Mbështetje me së shumti kam nga familja ime ne çdo aspekt, por edhe nga sponsoret e mi e miqtë.  

Dua të cek se pak kam pasur mbështetje nga firmat shqiptare dhe dua lirisht të ceki se fatkeqësisht ata me shumë mbështesin te huajit ne këtë aspekt.

Nuk i harroj shokët e mi Hajzer, Veton, Ismail qe me mbështetën me sponsorizim ne ketë Event. I falënderoj Te gjithë.

Kush është kundërshtari dhe sa e njihni te njëjtin?

Kamer Maloku: Kundërshtari është një boksier me shumë përvojë si në boksin amator ashtu edhe atë profesional. Ceki se ai ka qen kampion i IBO Internacional, titull ky mjaft i respektuar në botë.

Për me arrit nivelin më të lartë dhe me u ngrit lart duhet me boksu me më të mirët dhe ky është cili im.

Shpresoj dhe Ishallah do te shkon ndeshje mirë pastaj e dua përballjen që më kanë ofruar per titull WBA kunder Uwel Hernandez.

Si mendon se do te shkoj ndeshja? 

Kamer Maloku: Unë jam i përgatitur si fizikisht ashtu edhe psiqikisht për 10 runde.

Nëse kundërshtari me përballon do  te behet një luftë e fortë. Shpresoj me mbështetjen edhe nga publiku në fund që emri im të thirret Fitues. 

Ku i ke zhvilluar përgatitjet për ketë ndeshje dhe sa je i përgatitur?

Kamer Maloku: Përgatitjet kryesisht i kam zhvilluar ne palestrën sportive ku edhe do të zhvillohet gala mbrëmja me te vetmin qëllim të ndjej ambientin.

Normal gjatë përgatitjeve kam përdor edhe shumë sparingje nga klubet tjera dhe i falënderoi shume për mbështetjen e tyre. 

Sa ndeshje janë në program?

Kamer Maloku: Ne program do jenë 13 ndeshje, prej tyre 3 amator dhe 10 profesional. Te amatorët ne ring do paraqiten edhe 3 shqiptar, kurse ne Profi  Viktor Cakiqi një djalë shumë talent.

Dua ta cek e ta falënderoi mikun tim Avdyl Salihu që më ka përkrah maksimalisht duke qen matchmaker organizator i ndeshjeve profesionale. 

Ku mund te gjinden tiketat dhe lokacioni? 

Kamer Maloku: Lokacioni gjendet jo larg qendrës së qytetit Karlsruhe - “Europa Arena Karlsruhe”, si dhe tiketat mund ti gjejnë në cdo qytet afër si dhe palester e “Europa Arena Karlsruhe”, “Ralf Body Shop Rastatt”, “Café Beere Karlsruhe”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat