Makhachev: McGregor do të dështojë sërish në kafaz

Boksi

Makhachev: McGregor do të dështojë sërish në kafaz

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:08
McGregor

Conor McGregor do të ndeshet me Michael Chandler në kafaz këtë vjeshtë fill pasi të mbarojnë xhirimet e The Ultimate Fighter (TUF-31).

Gjithsesi, presidenti i UFC-së, Dana White, kohët e fundit i tha mediave sportive se kompania e tij ka ende “shumë punë për të bërë” përpara se të palët të hedhin firmat në kontratë.

“Ata po përpiqen ta organizojnë duelin, por nuk është zyrtare tani”, tha kampioni i peshës së lehta në artet marciale mikse Islam Makhachev.

“Unë nuk mendoj se Conor dëshiron të luftojë me Chandler, sepse ai është duke pirë shumë whiskey, duke pirë duhan gjithë ditën dhe thjesht nuk mundet.

Nuk e di kur Conor ka luftuar për herë të fundit apo kur ka fituar për herë të fundit. ai do të humbasë sërish”, tha Makhachev.

McGregor, i cili mbush 35 vjeç në korrik, nuk ka konkurruar që nga thyerja e këmbës kundër rivalit të vjetër Dustin Poirier në eventin UFC-264, në verën e vitit 2021.

Ishte humbja e dytë radhazi për “Notorious”, i cili  në katër duelet e fundit në kafaz ka humbur 3 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat