Pak shpresë për një përballje

Boksi

Pak shpresë për një përballje

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:12
Oleksandr Usyk

Alex Krassyuk, promotori i boksierit ukrainas Oleksandr Usyk, u shpreh sot se kjo javë është afati i fundit për nënshkrimin e kontratave midis dy kampionëve të botës në peshën e rëndë.

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk kanë rënë parimisht dakord për të zhvilluar duelin e tyre më 29 prill, në stadiumin Wembley (Londër), por ende nuk ka asnjë kontratë të firmosur.

Madje Krassyuk duket pessimist që marrëveshja të arrihet e kontrata të firmoset, duke akuzuar britanikun se nuk e dëshiron këtë sfidë.

Ai dha pak shpresë se një përballje midis Usyk dhe Fury do të organizohej më 29 prill, pasi beson se Fury ka për qëllim të prishë negociatat me Usyk, duke luajtur lojëra me pengesat që ai paraqet.

Deri më tani, Usyk ka pranuar gjithçka që ka kërkuar Fury, por sipas promotorit të ukrainasit, kjo ende nuk mjafton. “Do të thoja se ka më shumë gjasa të mos ndodhë se sa të ndodhë. Kjo javë është afati i fundit.

Ne sot presim që të marrim projekt-marrëveshjen”, tha promotori i Usyk, Alex Krassyuk.

“Kështu që ndoshta do të duhet pak kohë për të rishikuar dhe për të parë se çfarë ka.

Nuk e di. Kjo javë duhet patjetër të jetë afati përfundimtar për të gjithë ne. Usyk nuk është se do me çdo kusht Tyson Fury, ai është duke kërkuar për rripin WBC që mban ai, për të qenë kampioni i padiskutueshëm i botës”, tha Krassyuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat