Latif Demolli është emër i përfolur edhe në mediat në Serbi.
Fakt interesant është se për postin e Demollit ia huqin disa media në Serbi!
Demolli është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ndërsa kryetar është Enver Krasniqi.
Një pamflet serb “Kurir”, duke shkruar për rastin e boksieres Donjeta Sadiku, që nuk iu lejua pjesëmarrja në Kampionatin Botëror dhe për këtë pengesë është shteti i Indisë, shkarravit kundër Kosovës.
Ky medium ia huq duke shkruar se edhe Latif Demolli, kryetar, është ankuar në rastin e Donjetës.