Padrejtësi e madhe ndaj Donjetës, reagon ashpër presidentja Osmani

Boksi

Padrejtësi e madhe ndaj Donjetës, reagon ashpër presidentja Osmani

Nga: K. G. Më: 15 mars 2023 Në ora: 18:05
Donjeta Sadiku

Donjeta Sadikut iu mohua e drejta që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror. 

Kjo e drejtë iu mohua nga shteti i Indisë, duke e mos e pajis me vizë.

Ky është turp i madh nga ana e shtetit të Indisë, e cila është hera e tretë që e pengon boksieren tonë.

Me këtë rast ka reaguar ashpër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Vendimi për ta penguar Donjeta Sadikun për të marrë pjesë në Botërorin e boksit është shkelje flagrante e standardeve ndërkombëtare sportive.

Si një anëtare e IBA-s, Kosova ka të drejtë të marrë pjesë nën flamurin dhe himnin e saj.

Ne i bëjmë thirrje Indisë ta rishqyrtojë vendimin e saj”, ka shkruar Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat