Shqiptari paralajmëron boksierin afrikan: Do të jap një lidhëse të mbyllësh gojën

Boksi

Shqiptari paralajmëron boksierin afrikan: Do të jap një lidhëse të mbyllësh gojën

Më: 16 mars 2023 Në ora: 22:09
Nelson Hysa

“Grushti i Hekurt” bashkon boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që do të zhvllohet në sallën e lojrave “Feti Borova”.

Të premten, duke nisur nga ora 17:00 do të zhvillohen 9 përballje të mëdha.

Senad Drini, Armando Grishaj, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli Denis Nurja, Ardit Murja, Alban Bermeta, Alban Beqiri dhe Nelson Hysa kanë si qëllim që të ngrenë lart flamurin kuqezi, ndaj kundërshtarëve të huaj.

Pasditen e së enjtes, u kryen dhe peshimet zyrtare, me sportistët që pozuan përballë njëri-tjetrit.

Pas peshimeve, në konferencën për shtyp ishin prezent promotori i eventit, Taulant Stermasi, i cili tregoi se ky është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

“Është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Janë aq ndeshje të forta sa dridhem duke menduar për sfidat, aq të forta janë.

Për ne është e rëndësishme që të kemi një nivel sa më të lartë teknik”.

Nelson Hysa do të përmbyllë mbrëmjen e së premtes.

Boksieri shkodran do të ndeshet me afrikanin Vikapita Meroro, të cilit i dha një sinjal të qartë, pasi ky i fundit tha se Hysa nuk do të ketë mundësi që të kthehet në shtëpi me brezin e UBO-së për peshat e rënda

“Jo që rripin nuk do e marrë dot, por do kujdesem që t’i japim dhe një lidhëse të lidhë gojën.

Ai ndoshta do ta mbyllim deri në raundin e gjashtë, por unë i them që do shkojmë deri te i teti e do shkojmë me sukses”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat