Alvarez rikthehet në ring pas 8 muajve

Boksi

Alvarez rikthehet në ring pas 8 muajve

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:28
Saul Kanelo Alvarez

Boksieri meksikan Saul Kanelo Alvarez (58 fitore, 2 humbje e 2 barazime) do të mbrojë titujt e tij të botës në peshën super të mesme në një duel kundër rivalit britanik Xhon Rajder. Kjo përballje do të zhvillohet në Meksikë, më 6 maj.

Ylli meksikan i boksit rikthehet në ring 8 muaj pas sfidës së fundit, kur mposhti në triologji rivalin e tij të përjetshëm Genadi Gollovkin. Nga ana e tij, Rajder shpreson të bëjë një surprizë në ring ndaj 32-vjeçarit Kanelo Alvarez, teksa vjen nga një seri prej 4 fitoresh radhazi (32 fitore e 5 humbje në karrierë).

“Ndihem shumë i lumtur që do të rikthehem në maj, sepse pas operacionit tim, nuk isha i sigurt se kur do të dueloja sërish”, tha Kanelo, i cili iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë në fund të vitit të kaluar.

Kthimi në ring dhe rikthimi për të dueluar sërish në Jalisco, vendi nga ku jam, më bën veçanërisht të lumtur.

E vlerësoj shumë Xhon Rajderin, pasi po përballem me një luftëtar shumë konkurrues”, tha Alvarez.

“Nuk mund të mohohet se Kanelo është një nga më të mëdhenjtë në histori dhe unë kam shumë respekt për atë që ai ka arritur në sport.

Gjithsesi, besoj se kjo është koha ime, për të përmbushur ëndrrën time për t’u bërë kampion bote”, tha Rajder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat