Beqiri: Kjo ishte ndeshja ime e 7-të

Boksi

Beqiri: Kjo ishte ndeshja ime e 7-të

Nga: K. G. Më: 18 mars 2023 Në ora: 20:03
Alban Beqiri duke festuar

Boksieri Alban Beqiri është krenar që ka shënuar fitore.

Synimet e tija janë që të vazhdojë me fitore dhe të arrijë sa më lartë në boksin profesionist.

“Kjo ishte ndeshja ime e 7-të në boksin profesionist, ku triumfova kundër boksierit nga Moldavia i cili ishte siç u pa, shumë i fortë. 

Jam falënderues ndaj Zotit që arrita përsëri të dal fitimtar në një ndeshje shumë të rëndësishme për karrierën time. 

Falënderues jam ndaj promotorit të këtij aktiviteti Taulant Stërmasi, ndaj trajnerit tim Sead Bushati i cili si gjithmonë me ka qëndruar pranë. 

Jam shumë i lumtur që gjatë këtij dueli të fortë ju dhurova emocione të papërshkrueshme të gjithë shikuesve dhe tifozëve pjesëmarrës, kjo ishte arritja e madhe për mua që arrita përsëri t’ju bëj krenar. 

Ju falënderoj pa fund dhe ju dua shumë të gjithëve”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat