Leon Edwards fiton triologjinë me Kamaru Usman

Boksi

Leon Edwards fiton triologjinë me Kamaru Usman

Më: 19 mars 2023 Në ora: 20:54
Leon Edwards gjatë meçit

Britaniku Leon Edwards mbrojti sot titullin kampion bote në peshën “welter” (pesha deri 77kg) në artet marciale mikse, pas fitores me vendim shumice ndaj ish-kampionit të këtij Divizioni, nigerianit Kamaru Usman.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për eventin UFC-286, zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.

Një sfidë e fortë me 5 raunde, ku të dy sportistët zhvilluar një duel të ekuilibruar.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Edwards (48-46, 480-46), ndërsa një gjyqtar dha rezultatin barazim (47-47). Kjo ishte hera e tretë që dy kampionët e kafazit përballeshin mes tyre, me Usman që ka fituar sfidën e parë dhe Edwards atë të dytë.

Hera e fundit që dy sportistët kishin dueluar ishte gushti i vitit të kaluar, kur Edwards (21 fitore, 3 humbje e 1 duel pa rezultat) i rrëmbeu fitoren Usman (20 fitore 3 humbje).

nigerianin kjo është humbja e dytë radhazi, ndërsa për britanikun ky është sfida e 12-të pa humbje ,duke qenë në një formë të shkëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat