​Dështimi i luftës Fury-Usyk, reagon Joshua

Boksi

​Dështimi i luftës Fury-Usyk, reagon Joshua

Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:39
Joshua

Anthony Joshua ka reaguar pas lajmit se duelit ndërmjet Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk dështoi.

Fury dhe Usyk ishin planifikuar të luftonin më 29 prill në “Wembley” për të kurorëzuar kampionin e parë të padiskutueshëm të kategorisë së peshave të rënda, por gjithçka dështoi papritmas.

Promovuesit e këtij dueli, Frank Warren dhe Alexander Krassyuk konfirmuan të mërkurën mbrëma se lufta tani përfundimisht kadështuar pavarësisht përpjekjeve të vona për ta shpëtuar atë. Kushtet kontraktuale për një revansh mendohet se janë ato që çuan në kolapsin e këtij dyluftimi.

Joshua i cili tani po përgatitet të përballet me Jermaine Franklin më 1 gusht ka thënë se dështimi i kësaj lufte është një çmenduri dhe se nuk po zbulohet e vërteta nga ajo se çfarë është negociuar.

“Epo, në fakt është mirë që njerëzit kanë filluar të shohin për dikë që nuk publikon gjithçka se çfarë ndodh në të vërtetë në negociata. Unë dhe Usyk patëm dy luftëra të suksesshme, kështu që është thjesht një çmenduri.", ka thënë Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat