Tyson mund të tërhiqet nga sporti

Boksi

Tyson mund të tërhiqet nga sporti

Më: 24 mars 2023 Në ora: 14:57
Futy në të majtë

Frank Warren, promotori i boksierit kampion bote në peshën e rëndë Tyson Fury, tha sot se britaniku mund të tërhiqet nga sporti, pasi nuk arriti të finalizojë duelin e unifikimit të titujve kampionë bote ndaj Oleksandr Usk.

Palët ishin në diskutime për ta zhvilluar këtë përballje më 29 prill në Wembley (Londër), por marrëveshja dështoi.

Nuk është ende e sigurt nëse Fury do të tërhiqet apo jo, por në rast se e bën këtë gjë, atëherë ai duhet të dorëzojë titullin e kategorisë WBC. Kjo do t’i hapte rrugë boksierëve të tjerë të duelonin për këtë titull, përfshi edhe Usyk.

“Gjithçka është ende e paqartë për momentin, madje Tyson Fury mund të dalë në pension.

Nuk e di saktësisht se çfarë dëshiron të bëjë. Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron, është i lirë”, tha Frank Warren për “Secondsout” në lidhje me të ardhmen e Tyson Fury pas negociatave të dështuara me Oleksandr Usyk.

“Tyson nuk e ka shumë mendjen të paratë.

Ai thjesht dëshiron të luftojë për të katër titujt e peshës së rëndë, por stafi i Usyk u tërhoq nga bisedimet dhe Tyson u mërzit”, tha Warren. Fury, 34-vjeç, është i pamposhtur në ring (33 fitore e 1 barazim). Edhe vjet ai deklaroi se do të tërhiqej, por u rikthye sërish në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat