Prenga gati për sfidën e madhe

Boksi

Prenga gati për sfidën e madhe

Më: 24 mars 2023 Në ora: 22:11
Prenga është gati

Kristian Prenga do të përballet mëngjesin e së dielës me Samuel Crossed me synimin për të arritur triumfin e 13-të në boksin profesionist.  

Boksieri 32-vjeçar do të zbresë në ringun e Boardwalk Hall në Atlantic City, besimplotë se do të bëjë përsëri krenar shqiptarët.

Kundërshtari i Prengës në karrierën e tij numëron 15 ndeshje, prej të cilave ka fituar 11. 7 prej fitoreve i ka mbyllur me KO. Kjo është ndeshja e parë për “luftëtarin” nga Mirdita.

Boksieri shqiptar dhe amerikani Crossed kanë kryer dhe peshimet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat