Boksieri serb e shfaq fytyrën e ënjtur nga shqiptari

Boksi

Boksieri serb e shfaq fytyrën e ënjtur nga shqiptari

Më: 25 mars 2023 Në ora: 12:53
Marko Nikoliq e Bernardin Jakaj

Boksieri shqiptar Bernardin Jakaj e ka regjistruar mbrëmë një fitore speciale në boksin profesionist.

Jakaj e mposhti boksierin serb, Marko Nikoliq në meçin e zhvilluar të Austri, në përvjetorin e 24-t të bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë agresore.

“Shqiponja shqiptare” e dominoi meçin dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë në dysheme, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.

Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.

E sot, boksieri serb e ka postuar sot një fotografi të tij në rrjetet sociale, duke shkruar “Mirëmëngjesi”, duke ia përcjellë asaj edhe një zemër.

Ndërkohë, në foto shihet fytyra e tij e ënjtur dhe njëri sy i mbyllur tërësisht nga goditjet e fuqishme të boksierit shqiptar.

Për 25-vjeçarin nga Kosova kjo ishte fitorja e 14-të në boksin profesionist, në kategorinë gjysmë të rëndë, nga po aq meçe të zhvilluara deri më tani.

E për Nikoliqin ishte humbja e tretë, krahas 30 fitoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat