Arnold Gjergjaj si në ditët më të mira, nokauton gjermanin

Boksi

Arnold Gjergjaj si në ditët më të mira, nokauton gjermanin

Nga: K. G. Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:10
Arnold Gjergjaj është në të majtë

Boksieri Arnold Gjergjaj – “The Cobra” ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj gjermanit Dominic Viall.

Fitore me nokaut qysh në rundin e dytë, duke dëshmuar Gjergjaj se është sikur në ditët më të mira. 

Menaxheri i boksierit, Avdyl Salihu, është i lumtur për fitoren e Gjergjajt dhe projektin që e ka realizuar me sukses.

Image

Avdyl Salihu dhe Arnold Gjergjaj

“Edhe një projekt i realizuar me sukses në Zvicër.

Falënderoj përzemërsisht kampionin tonë Arnold Gjergjaj për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional, duke me dhënë hapësirën që të jem ndërmjetësues i Federatës dhe kundërshtarit për titullin WBF Intercontinental, që të njëjtën arriti ta fitoj duke mposht gjermanin Dominic Viall me KO në raundin e dytë. 

Falënderoj edhe familjen Gjergjaj për respektin dhe super organizimin e këtij spektakli në Basel”, thotë Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat