McGregor: Gjërat po ecin shpejt

Boksi

McGregor: Gjërat po ecin shpejt

Më: 28 mars 2023 Në ora: 16:47
McGregor

Conor McGregor u shpreh se viti 2023 do të jetë i ngjeshur me evente për të në kafaz dhe jashtë tij. Me mbylljen e xhirimeve për “The Ultimate Fighter 31”, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, foli para rikthimit të tij në kafaz, ku do të duelojë ndaj Michael Chandler, në gjysmën e dytë të këtij viti.

Irlandezi shprhet se kjo do të jetë sfida e parë mes dy të tillave që ai ka programuar për këtë vit.

“Qëllimi im është të zhvilloj dy dueleve gjatë vitit 2023. Unë dua të lëviz shpejt e fitoj kohën e humbur prej dëmtimit”, u shpreh McGregor.

“Ne po përgatitemi dhe ka shumë gjëra që po ndodhin në prapaskenë.

E ndjej se gjërat do të ecin shpejt.

Nuk ka asnjë problem pse nuk duhet të lëvizin shpejt. Kështu që, unë supozoj fundin e verës për duelin ndaj Chandler apo ndoshta pak më vonë. Dhe, pastaj, sigurisht  që është ende gjysma e vitit”, u shpreh “The Notorius”.

“Jam duke punuar për qëndrueshmëri. Unë e kam pasur këtë dëshirë për të dueluar të ndezur për vite me radhë. Dua ta lë pas krahëve momentin e keq të dëmtimit dhe e ndjej se do të rikthehem fitues. Jam i emocionuar për këtë gjë”, tha Conor McGregor, që dëshiron të rikthehet kampion bote.

Irlandezi, 34 vjeç, nuk ka dueluar që nga dëmtimi i rëndë i këmbës së majtë në sfidën ndaj Dustin Poirier, në korrik 2021. “Asokohe mendova se nuk do të jem më në gjendje të dueloj.

Por ku ka vullnet ka edhe rrugëdalje.

Nëse je i gatshëm, je në gjendje të fitosh. Ndaj unë nuk ndalem, por po vazhdoj. Mezi pres të hyj në kafaz dhe të godas sërish me këmbë.

Falënderoj Zotin, kirurgët e mi, mjekët, kujdesin e UFC-së që kisha dhe gjithë ndihmën që mora”, tha McGregor.

“Unë e kam sërish fuqinë e duhur në këmbë, jam në gjendje ta fiksoj, jam në gjendje të godas me të.

Unë po godas fort, po godas shpejt.

Dhe më besoni kur ju them se do ta mposht atë djalë edhe pse kam një shufër çeliku në këmbë. Unë jam konkurrues, nuk dorëzohem. Ndaj do të fitoj sërish”, tha irlandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat