Përgatitet për sfidën e radhës

Boksi

Përgatitet për sfidën e radhës

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:44
Tajson Fjuri

Pasi dështoi organizimi i duelit me Oleksandry Usyk, boksieri britanik Tajson Fjuri po sheh në drejtim tjetër. Sipas mediave britanike, rivali i tij i ardhshëm pritet të jetë patrioti i tij Xho Xhojs.

Gjithçka do të finalizohet pas 15 prillit, pasi në atë datë, Xhojs ka një duel me kinezin Zhilei Zhang dhe më pas do të vendoset gjithçka.

Fjuri më parë ka deklaruar se në rast se do të dështonte sfida me Usyk, do të përballej me Xhojs dhe ka ndërmend të mbajë fjalën.

Të dy boksierët janë të pamposhtur edhe pse Xhojs nuk ka të njëjtin nivel me ukrainasin. Kjo është një sfidë më e lehtë për t’u organizuar, pasi të dy kanë të njëjtin menaxher, Frank Uarren.

Sipas “ESPN”, marrëveshja mes Tajson Fjurit dhe Xho Xhojsit është një formalitet, më palët që po diskutojnë që tani për vendin se ku do të zhvillohet sfida.

Londra dhe Manchesteri janë dy qytetet kandidate për ta mirëpritur atë, ndërkohë që sfida me shumë gjasa do të zhvillohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat