Tyson Fury po sheh në drejtim tjetër 

Boksi

Tyson Fury po sheh në drejtim tjetër 

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:27
Tyson Fury

Pasi dështoi organizimi i duelit me Oleksandry Usyk, boksieri britanik Tyson Fury po sheh në drejtim tjetër. 

Sipas mediave britanike, rivali i tij i ardhshëm pritet të jetë patrioti i tij Joe Joyce.

Gjithçka do të finalizohet pas 15 prillit, pasi në atë datë, Joyce ka një duel me kinezin Zhilei Zhang dhe më pas do të vendoset gjithçka.

Fury pat deklaruar më herët se në rast se do të dështonte sfida me Usyk, do të përballej me Joyce dhe ka ndërmend të mbajë fjalën.

Të dy boksierët janë të pamposhtur edhe pse Joyce nuk ka të njëjtin nivel me ukrainasin.

Kjo është një sfidë më e lehtë për t’u organizuar, pasi të dy kanë të njëjtin menaxher, Frank Warren.

Sipas ESPN, marrëveshja mes Tyson Fury dhe Joe Joyce është një formalitet, më palët që po diskutojnë që tani për vendin se ku do të zhvillohet sfida. Londra dhe Manchesteri janë dy qytetet kandidate për ta mirëpritur atë, ndërkohë që sfida me shumë gjasa do të zhvillohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat