Uldedaj gati për sfidën ndaj boksierit zviceran

Boksi

Uldedaj gati për sfidën ndaj boksierit zviceran

Më: 31 mars 2023 Në ora: 23:07
Uldedaj e Huber

Sot në Londër u zhvilluan peshimet zyrtare për ndeshjen e ditës së nesërme të Jurgen Uldedaj ndaj Benoit Huber, ku talenti shqiptar ishte 203.8 Lbs ndërsa kundërshtari i tij ishte në peshën 200 Lbs.

Ndeshja do te zhvillohet në O2 Arena Londër ku ndeshje kryesore e këtij eventi do të jetë Joshua vs Franklin.

Boksieri Uldedaj ka një karrierë fantastike në boks, teksa në 15 ndeshje ka po kaq fitore, 6 nga të cilat me KO.

Zvicerani Benoit Huber ka zhvilluar 11 ndeshje si boksier profesionist dhe ka koleksionuar 8 fitore, 6 me KO dhe 3 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat