Përmbys planet

Boksi

Përmbys planet

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:46
Konor MekGregor

Konor MekGregor është një nga sportistët që i sjell të ardhura të mëdha UFC-së, teksa eventet e tij janë më të ndjekurat e të shikuarat në PPV (pay per vieë-paguaj pë ta parë) në historinë e arteve marciale mikse.

Irlandezi do të rikthehet në kafaz këtë vit, ndoshta në shtator, në një duel ndaj Majkëll Çendler.

Gjithsesi, kjo sfidë mund të jetë epilogu i një rikthimit te titulli kampion për McGregor, dikur kampion i dyfishtë i botës.

Sipas “MMA Mania”, irlandezi edhe pse ka një rekord negativ në katër duelet e fundit (1 fitore, 3 humbje), nëse fiton ndaj Chandler do të trajtohet ndryshe nga të tjerët.

“The Notorius” mund të marrë direkt një duel për titullin kampion edhe pse ende nuk dihet pesha në të cilën ai do të duelojë. Duket se UFC ka nevojë për irlandezin për të mbushur arkën edhe pse ky kapërcim i radhëve nga ana e McGregor nuk miratohet nga mjaft sportistë, që ashtu si ai synojnë të duelojnë për titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat