Tensione në fund, Joshua i papërmbajtshëm

Boksi

Tensione në fund, Joshua i papërmbajtshëm

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 prill 2023 Në ora: 23:56
Pamej nga meçi

(E plotësuar) - Boksieri britanik, Anthony Joshua, i kthehet fitoreve në pesha të rënda.

Joshua ka shënuar fitore ndaj amerikanit Jermaine Franklin!

Fitore me vendim të gjyqtarëve, për faktin se Joshua ka qenë më i mirë se boksieri amerikan.

Pas përfundimit të rundit të 12-të, pati tensione mes Anthony Joshua e Jermaine Franklin! 

Dy herë kampioni i botës në kategorinë e rëndë dominoi 11 nga 12 rundet e meçit.

Me intervenimin e gjyqtarëve dhe të tjerëve, u evitua rrahja mes boksierëve.

Atmosfera ka qenë brilante në "në “O2 Arena” të Londrës.

Rundi i parafundit, Joshua është në rrugë të mirë.

Rundi i dhjetë, Joshua po kërkon fitoren.

Rundi i nëntë, boksierët shkëmbyen goditje.

Rundi i tetë, Joshua e kërkon fitoren me nokaut.

Rundi i shtatë, atmosferë e zjarrtë në "në “O2 Arena” të Londrës.

Joshua po përballet në peshën e rëndë me amerikanin Jermaine Franklin!

Rundi i gjashtë, emocione të mëdha të tifozët. Joshua godet fuqishëm por edhe rivali i tij nuk qëndron duarkryq.

Anthony Joshua do të rikthehet në ring sonte për herë të parë që nga humbja e pësuar nga Oleksandr Usyk.

Rundi i pestë, edhe Jermaine Franklin mjaft i rrezikshëm. Meçi po zhvillohet në Londër.

.Rundi i katërt mjaft atraktiv. Joshua godet fuqishëm me një goditje direkte në fytyrë Jermaine Franklin.

Rundi i tretë, boksierët boksojnë me mençuri.

 Përfundoi rundi i dytë. Luftë e fortë.

Anthony Joshua do të rikthehet në ring sonte për herë të parë që nga humbja e pësuar nga Oleksandr Usyk.

Image

Britaniku do të përballet me boksierin tjetër të peshave të rënda, Jermaine Franklin, i cili kërkon fitoren e tij të parë që nga viti 2020,.

‘AJ’ ka humbur tre nga pesë meçet e tij të fundit, por ai do të shpresojë të kthehet në maksimumin e tij dhe të riparojë reputacionin e tij kundër Franklin.

Meçin mund ta shikoni duke klikuar Këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat