Arnold Gjergjaj me 24 qershor do të mbrojë titullin WBF

Boksi

Arnold Gjergjaj me 24 qershor do të mbrojë titullin WBF

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:04
Arnold Gjergjaj e Zutis Kristaps

Arnold Gjergjaj me 24 qershor do të mbrojë titullin WBF.

Arnold Gjergjaj “The Cobra” më 24 qershor në Basel do të mbroj titullin “WBF INTERCONTINENTAL HEAVY” kurse sfidues i tij do të jetë boksieri Zutis Kristaps nga Lituania i cili në karrierën e tij ka 13 ndeshje ku prej tyre 8 fitore dhe 2 barazime.

Promoter i Arnoldit është Bekim Gjergjaj.

Eventi do të zhvillohet në hollin e Hotel Airport Basel, kurse një dit para do të zhvillohet edhe peshimi i bokserave si dhe konferenca për shtyp ku do të marrin pjesë Arnold Gjergjaj,

Trajneri Beat Ruckli, kundërshtari Kristaps Zutis, trajneri i tij Garkalns Reinis, ndërmjetësuesi Dyli Salihu si dhe mbikëqyrësi i WBF Markus Josef Schefer.

Ngjarja do të jetë sërish e moderuar nga Ringsprecher Stefan Müller, i cili gjithashtu do të jetë spikeri i ringut në mbrëmjen e ndeshjes.

Ndryshe, Federata Botërore e Boksit (WBF) është një shoqatë amerikane e boksit që përfshin katër federatat kryesore botërore. WBF është një nga shoqatat më me ndikim botëror të boksit, pasi tashmë ka më të mëdha Shoqatat si WBA, WBC, WBO dhe IBF. Mbajtës të titujve të shoqatës WBF ishin Evander Holyfield, Roy Jones Junior, Francois Botha, Senad Gashi si dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat