Nate Diaz debuton në ring

Boksi

Nate Diaz debuton në ring

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:03
Pamje nga prezantimi

Personazhi i njohur i mediave sociale Jake Paul dhe ish-ylli i UFC-së Nate Diaz do të duelojnë mes tyre më 5 gusht, në një sfidë boksi, që do të zhvillohet në Dallas.

Dy personazhet e njohura zhvilluan edhe konferencën e tyre të parë për shtyp ditën e martë, në pritje të ndeshjes së tyre të boksit në peshën e mesme.

Edhe pse pritej një konferencë shtypi problematike, palët ruajtën nervat dhe në përgjithësi gjërat shkuan mirë.

Nuk pati incidente edhe kur dy sportistët shkuan “ballë për ballë”, ndonëse disa herë duart e tyre u kryqëzuan, por pa krijuar ndonjë sherr në përballjen e parë.

26-vjeçari Jake Paul (6 fitore e 1 humbje në boks) po kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes që pësoi ndaj Tommy Fury më herët këtë vit në Dubai. Sa i përket Diaz, i cili mbushi 38-vjeç vetëm disa javë më parë, kjo shënon sfidën e tij të parë në boks që nga divorci me UFC, në fund të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat