Shkurte Ismajli i siguron medalje Kosovës 

Boksi

Shkurte Ismajli i siguron medalje Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:39
Shkurte Ismajli

Kick-boksierja Shkurte Ismajli ka treguar formë të lartë në kategorinë 59 kg.

Shkurtja i ka siguruar medalje Kosovës në Kupën Botërore që po mbahet në Stamboll të Turqisë. 

“Shkurte Ismaili ka siguruar medaljen e bronztë në disiplinën low-kick në kategorinë 59 kg”, ka bërë të ditur për gazetën “Bota sot”, Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës..

Image

Kosova në Kupën Botërore

Makolli është i lumtur me këtë të arritur kur kihet parasysh se në Stamboll gara është shumë e fortë. 

Ky është një sukses i madh për kick-box-in dhe sportin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat