Çfarë po planifikon Aziz Salihu dhe çka ka harruar sot?

Boksi

Çfarë po planifikon Aziz Salihu dhe çka ka harruar sot?

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2023 Në ora: 18:57
Para pak çastesh Aziz Salihu me Erind Kamberin, i njohur si Dj Cambo

Aziz Salihu është duke bërë përpjekje të pareshtura që të organizojë një turne të boksit!

Legjenda e boksit, siç merret vesh sot ishte në Shkup dhe më pas u ndal edhe në Ferizaj.

Qëllimi i tij është që pas një kohe të organizojë një turne por ende nuk dihet se në cilin muaj. 

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kohë që nuk është pa në skenë në organizim të turneve të boksit.

Në fotografinë që na dërguan para pak çastesh, shihet në njërën nga kafiteritë në qendër të qytetit të Ferizajt, në një takim rasti me Erind Kamberin, i njohur si Dj Cambo.

“Zizi” shihet se është mjaft i lodhur nga aktivitetet e ditës së sotme, por kontakti me të është i pamundur, pasi që siç merret vesh, e ka harruar telefonin në banesën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat