Prishtina e Sami Buzollit, Zahir Shabanit, Aziz Salihut, Fatmir Makollit, Afrim Majancit, turpëruan serbët 

Boksi

Prishtina e Sami Buzollit, Zahir Shabanit, Aziz Salihut, Fatmir Makollit, Afrim Majancit, turpëruan serbët 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 maj 2023 Në ora: 15:16
Zahir Shabani

Prishtina ka qenë superfuqi e boksit në shtetin që nuk ekziston më, në shtetin artificial të ish Jugosllavinë.

Prishtina ka qenë pesë herë kampione dhe gjashtë herë nënkampione.  

Nuk harrohet edhe një meç i Prishtinës më 14 maj të vitit 1988 në kuadër të javës së tetë të Ligës së Parë federative të ish Yu, kur djelmoshat e artë të Prishtinës poshtëruan me rezultat 20:0 Vojvodinën e Novi Sadit.

Një katastrofë të tillë askush nuk e kishte pritur të klubit nga Novi Sadi.

Boksierët Aziz Salihu, Sami Buzolli, Afrim Majanci, Zahir Shabani, Fatmir Makolli, Agim Latifi, Mërgim Shalës, Ali Ndrecaj, Skënder Hajdini etj. emra të frikshëm për rivalët. 

"Zahir Shabani gjithnjë e më tepër po dëshmohet se ka goditje, që pak kush mund t'i qëndrojë në këmbë.

I tillë ishte një javë më parë në Lloznicë kur kësaj here po sa hyri në ring e goditi Radonjiqin, referi Jobu ndërpreu meçin”, ka shkruar mes të tjera në atëkohë gazetari sportiv Fehmi Sejdiu. 

Pas javës s 8-të, Radniçki i Beogradit kryesonte me 11 pikë, pasonin Rijeka 11, Prishtina 8. Gosha 7, Zhelezniçari i Sarajevës 7, Lloznica 6, Buduçnosti 6, Pelisteri 4 e Vojvodina 4.

Rezultatet

Mizë: Ndrecaj - Banjash 2:0
Bantam: Shala 2:0 (pa luftë)
Pendël: Buzolli - Vizi 2:0 (diskualifikim rundi II)
E lehtë: Majanci - Iliq 2:0 (ndërp. rundi I)
Gjysmë velter: Hajdini - Krushqiq 2:0 (dorëzim)
Velter: Shabani - Radonjiq 2:0 (ndërp. I)
Gjysmë e mesme: Latifi - Cërnokrak 2:0 
E mesme: Makolli - Macakonja 2:0 (lëndim rundi I)
Gjysmë e rëndë: Igrishta 2:0 pa luftë)
E rëndë: Salihu - Prokoçiq 2:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat