Haye, do të rikthehem kampion bote

Boksi

Haye, do të rikthehem kampion bote

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 18:58
David Haye

Boksieri britanik David Haye insiston në faktin se brenda verës së ardhshme do të rikthehet kampion bote në peshat e rënda, ashtu si disa vite më parë, para se të linte përkohësisht sportin. “Unë besoj se brenda një viti do të kem një nga titujt kampion bote, por nuk mund të them se në cilën kategori. Dua Anthony Joshua, Deontay Wilder ose fituesin e duelit Fury-Klitschko”, ka thënë mes të tjera Haye, i cili para pak muajve e mposhti pas dy rundeve boksierin shqiptar, Arnold Gjergjajn, i njohur me nofkën ‘The Cobra Shqiptar’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat