Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj fiton me nokaut klasik

Boksi

Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj fiton me nokaut klasik

Nga: Mustafë Shabani Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 22:10
Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj

Më 17.12.16 në Leo´s Boxgym München

Para 1.000 të pranishmëve, në mesin e tyre edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, u zhvillua meqi i dytë profesionist i uraganait shqiptar ,të cilin e fitoj me nokaut kalsik në rundin e dytë

I udhëhequr nga trejneri i tijë Agim Krasniqi erdhi në shprehje vetem eleganca ,maturia ,shkathtësia dhe shpërthimi vullkanik kur duhej i uraganit shqiptar Toklir Xhoxhaj ,i cili edhe meqin e tijë të dytë si profesionist e fitoj atë, nga një kundërshtar tejet të papërshtashëm Rolland Szabo Hungarez

Goditjet e Toklirit ishin tejet precize efikase dhe ato vinin vetëm kur e kërkonëte nevoja, duke e rrëxuar kundërshtarin në dysheme dhe quar ate në botën e ëndrrave

Kjo më kujtoj kohën e artë të boksit shqiptar me mësusein dhe legjenden e palodhur Lah Nimani ,i cili me nxënësit e tijë si A.Salihu,Xh,Peci,N.Gashi,M.Bogujevci ,B.Hashani ishin të pakonkurencë në gjithë hapësirat e ishJugosllavisë

Ky bashkim forcash shqiptare sidomos më ktheu në kohën e ngritjesë në piadestalin më të lartë të krenarisë shqiptaro-gjermane Luan Krasniqi , i cili dorë të djathtë kishte vëllaun e tij Agim Krasniqin, duke arritë dhe pushtuar majat e boksit botëror

Ishte Luan legjenda ai i cili na ktheu dinjitetin e humbur dhe jo vetëm kaq porë ne momentet më të duhura krijoj edhe urën lidhëse në mes dy popujve .

Ai tanimë ka krijuar BoxGymin e tij përmes të të cilit afirmohen boksierët e rinj dhe njëri ndër ta tanimë është Toklir Xhoxhaj

Mbrëmja e boksit kishte tri meqe profesioniste ,mirëpo keaqesia e mbremjese ishte meqi i palanifikuar i uraganit kuq e zi për gjashtë runde, duke e përmbyllur ai atë kah fundi i rundit të dytë.

Meqi i tij ishte ai i cili zgjoj interesimin kërshërin dhe kënaqësin e papërshkruar të dashamirëve të boksit, si dhe për shkak dinamikës shkathtësisë ,sjelljeve fair dhe sportive përmbushi të gjithë parametrat profesionist.

Kush është Toklr Sefer Xhoaxhaj???

I lindur më 31.10 94 dhe me prejardhëje nga një familje e edukuar dhe e civilizuar tejmase, por edhe punëtore dhe e integruar për mrekulli ,duke pas gjithëmonë në kokë dhe mendeje edhe atdhedashurine, jo me folklorizëm të rremë, por me vepra dhe fakte, duke qenë që e njëjta është shembulli i familjes dhe traditës shqiptare, andaj edhe humane dhe e pajisur me idetë e të Shenjtës Nëna Tereze.

Babai Seferi ka një biznes privat nga i cili jeton me djersën e ballit ,duke u dal në ndihmë sejcilit pa dallim përkatësie nacionale as fetare .

Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj në shpirt dhe zemër mban ngjyrat kuq e zi dhe ka një karrierë të bujshëme

Ai në boksin amator ka zhvilluar 50 meqe me nje humbje të vetme,duke arrir rezultate kulminante si:Tri herë kampion i landit të B.W.dhe më 2014 nënkampion i Gjermanisë.

Ai tanimë ka kaluar në boksin profesionist duke fituar në meqin e parë, dhe të dytë në mënyrë të bujëshme dhe spektakulare

Me trainerin e tij Agim Krasniqin dhe sponzoruesin e tij Ziel Bau Germersheim me pronar Urim Hoxhaj premton shumë

Tokliri jeton dhe vepron ne Lahr te Gjermanise me 69,79 km² me 43.705 banor (31. dhjetor 2008) është qytet turistik ,ku është e koncentruar edhe industria, si dhe me qendrën klinike të zemrës ku mjeku kryesor është Dr. Fatmir Dalladaku ky qytet luan një ndër rolet kryesore në shëndetësi.

Qenëdra klinike është pothuaj adresa kryesore jo vetëm për vendasit porë edhe për shqiptarët ,të cilët ndihen si në shtëpin e tyre me trajtimin të cilin u ofron ekipi i udhëheuqr nga Dr.Dalladaku.

Shqiptarët këtu janë të integruar për mrekulli në të gjitha sferat e jetës.

Të shkruash për Agim Krasniqin do të thot të kesh parasysh nivelet më të larta të fytyrave publike në Gjermani thjeshtësia dhe koncentrimi total në punë dhe profesion e bëjnë atë një Lah Niman të ri , i cili mjerisht nuk kishte pasur mundësin të punoj në profesionalizëm,fakt dhe fat i cili i buzëqeshi akademikut të sportit Agim Krasniqi i cili këtë titull akademik e fitoj me djerës dhe dije më 1990 në Univerzitetin e Prishtinës

Çdo herë kur bie fjala për këtë punëtor të palodhur të sportit pashmangshëm imponohet edhe i vëllai Luani , i cili pas legjendës së boksit Muhamed Aliut është boksieri më inteligjent i gjithë historisë së boksit

Sa për ilustrim artikullshkruesi është një tifoz i madh i boksit dhe atë e përcjell qyshkur ishte fëmijë i vogël , sidomos ka në kujtesë meqet e legjendës së boksit Muhamed Aliut dhe sharmin e tijë , nga i cili nuk dallon me asgjë prej gjëje ai i Luanit tonë , i cili me gjithë ekipin e tij prandaj edhe Tokliri dhe bashkëkombasit e tij jane tejet të shqetësuar me përshkallëzimet e terrorizmit ndërkombtar, andaj edhe e dënojnë atë e sidomos aktin kriminal i cili ndodhi në kryqytetin gjerman ,duke u solidarizuar me anëtarët e viktimave të pafajshme.

Legjenda shqiptaro-gjermane Luan Krasniqi si dhe i gjithë ekipi i tijë, ftojnë të gjithë ata të rinjë eksploziv me temperament dhe muskuj të zhvilluar qe do të ishte boksi -SportGym Krasniqi adresa më e mirë për shqiptarët e rinjë të cilët disponojnë energji të tepërt ta derdhnin atje dhe të tregonin edhe shkathtësit e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat