Urrejtje ndaj njëri-tjetrit në boks

Boksi

Urrejtje ndaj njëri-tjetrit në boks

Nga: Naser Shala Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 16:15
Naser Shala

Boksi nuk është në rrugën e duhur. Është në rrugën e gabuar e me njerëz të gabuar tash e sa vjet. E kam provuar edhe vetë sa isha pjesë e tyre, sepse nuk kishte drejtësi, lihen anash ata që e meritojnë dhe nuk çmohen ashtu si duhet.  Shoh që postojnë shkrime të shumta se po shkojnë në këtë apo at turne dhe më duket se të gjitha janë të pavlefshme, vetëm sa për të thënë se kemi shkuar diku. E kam parë një postim se kanë marrë pjesë në një turne “Jordan Mijalkov” në Shtip të Maqedonisë. A thua kush na qenka ky Mijalkov, a ia ka vlejtur që morën pjesë në këtë turne? Në radhë të parë, e kam një pyetje për zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës, kush është ky Mijalkov? Shkuan e nuk e dimë për rezultatet se çfarë bënë në këtë turne.  I dhanë aq shumë pompozitet dhe asgjë nuk na doli në fund. Edhe nëse keni humbur, humbjet janë pjesë sportive dhe nuk duhet t’i marrim si pjesë tjetër. Të gjithë sportistët nuk fitojnë, dikush humb, dikush barazon e dikush edhe fiton. Unë si boksier, ish –kombëtares së Kosovës, tani boksoj në Holandë, nuk pash asnjë informacion nga Federata e Boksit, se çka bënë në Shtip.

E di se kjo modë ka qenë edhe në kohën time kur boksoja, nëse humbin heshtim, nëse fitojmë bëjmë festë. As po paragjykoj as nuk po futem se si boksuan e kush boksojë, Federata e Boksit e Kosovës, e ka për obligim, se si e konfirmon lajmin për pjesëmarrje edhe të njofton për të arritura edhe nëse janë shumë negative. Në fakt, po dalin gjykimet e gjyqtarëve të Kosovës, që po gjykojnë nëpër turnetë tanë brenda në Kosovë, kjo domethënë se tek ne kemi urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe askush nuk mund ta konteston, se shihen gjërat.  Sepse nuk kemi qejf që një boksier i cili është duke arritur ta lejojmë me ec përpara, vetëm synim gjithmonë që ta shkelim atë. Arbitrit e meçeve në Kosovë, janë aq shumë të dobët dhe të njëanshëm gjithmonë, po e tregojnë rezultatin, kur po vjen boksieri ta përfaqësoj Kosovën jashtë vendi të tij! Janë bërë një vit nga largimi im nga kombëtarja e Kosovës dhe ende asnjë boksier i Kosovës nuk ka prurë medalje në kategorinë time 64 kg. Asnjë medalje, dhe asnjë!  Kjo më shtyn të shkruaj edhe për disa legjenda të boksit që janë brenda federatës, ata duhet të shohin se sa poshtë ka ra ky sport i krenarisë së dikurshme. Më vjen keq që në këtë shkrim do ta konstatojë se pas dy vjetësh nuk do të kemi boksierë për turneun më të madh ndërkombëtar “Adem Jashari”. Sepse nëse shkon kështu, do të mbetemi pa boksierë. Uroj që boksierët e Kosovës të gjejnë rrugë më të mira, rrugë të suksesit, mos të bien bre e manipulimeve apo mashtrimeve.

Autori është boksier i “Golden Gloves” nga Eindhoven-i i Holandës 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat