‘Zizi’ paralajmëron turne të fortë

Boksi

‘Zizi’ paralajmëron turne të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 19:24
Aziz Salihu

Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, pas një kohe të gjatë i rikthehet konferencave për shtyp. Ai nga fillimi i muajit qershor e deri më tash nuk kishte mbajtur asnjë konferencë, për shkak se e pati goditur sëmundja (e kishte të dëmtuar pankreasin) dhe një kohë qëndrojë në spitalin e Prishtinës, pastaj ishte transferuar në njërën nga spitalet e Stambollit, kur gjendja e tij u përmirësua dukshëm dhe me 14 tetor doli nga spitali e u kthye në kryeqytet. ‘Zizi’ vendosi të organizojë një turne që e kishte në plan më herët, por sëmundja ia kishte ndërprerë këtë mision. “Ky turne ishte paraparë mu mbajt më herët, por shkak i sëmundjes sime u dashtë të shtyhet. Turneu do të mbahet në vendlindjen time, në qytezën e Lypjanit. Ishte paraparë të zhvillohet në palestrën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, mirëpo shkaku i renovimit të parketit, vendosa të mbajë në Lypjan.

Edhe vëllai im Faton Salihu i cili është nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë,  më ka ndihmuar për këtë turne”, tha Salihu. Turneu mbahet me 25 dhjetor në orën 13.00 në palestrën e sportit në Lipjan. “Në program janë 10 meçe dhe presim të vijnë boksierët më të mirë”, theksoi ‘Zizi’, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Salihu kërkon edhe një post në Komitetin Olimpik të Kosovës dhe në atë të Federatës së Boksit të Kosovës, sipas tij e meriton, pasi ka kontribuar shumë si në kohën e okupimit për pavarësimin e sporteve, si dhe pas luftës ka dhënë kontribut të madh.  “Të gjithë e dinë sa kam kontribuar dhe po presë një post nga KOK-u dhe Federata e Boksit. Kam humbur të gjitha për këtë sport,  dhe e meritoj të jem në njërën nga postet sidomos drejtor në KOK”, tha Salihu.  Ai tha se është mirë me gjendjen shëndetësore dhe ka tejkaluar peripecitë që pati tash e disa muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat