Bogujevci, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës

Boksi

Bogujevci, përzgjedhës i ri i kombëtares së Kosovës

Nga: K.Goca Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 15:38
Bogujevci gjatë një këshille me boksierin

Shefki Bogujevci është emëruar përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në boks për seniorë. Ai vjen në vend të Xhevdet Pecit i cili ditë me parë u largua dhe madje kishte shprehur edhe kritika se si është punuar në boks. “FBOXK në mbledhjen e fundit të bordit emëroi përzgjedhësin e ri për seniorë, z. Shefki Bogujevci dhe për femra z. Besim Brahimi. Ndërsa përzgjedhësin për juniorë dhe të rinj do të emërohen në mbledhjen e ardhshme të bordit”, thuhet nga Federata e Boksit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat