Kur e kishte nisur zejen e trajnerit Besim Brahimi, pak kush ia kishte besën. Por ai me punën e tij fanatike e profesionale arriti që nga klubi i Gollakut të nxjerrë disa talent dhe njëra nga to po bën namin në garat ndërkombëtare. Është fjala për boksieren Donjeta Sadiku. Brahimi është trajner i vyeshëm, do vetëm disiplinë e punë në stërvitje dhe e cila u shpërblye me suksese, kur këtë vit me boksieren e saj fituan titullin e Europës për të reja. Ndryshe, Brahimi ka qenë ish – boksier i mirënjohur i klubit Prishtina, tani është trajner në kombëtaren e Kosovës.