‘Zizi’ kujton kohën kur e kishte arrestuar UDB-ja

Boksi

‘Zizi’ kujton kohën kur e kishte arrestuar UDB-ja

Më: 3 janar 2017 Në ora: 18:22
Aziz Salihu

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, ndalet pak, merr frymë thellë dhe fillon ta kujtojë një ngjarje të keqe që kurrë nuk do të harron. I rrinte para syve periudha e okupimit,  kur Serbia shoveniste bëri terror ndaj popullit shqiptar dhe sportistët i përzuri nga stadiumet e palestra sportive. Kujton kohën kur e kishte arrestuar UDB-ja! “Me 28.12.1993 më arrestuan dhe me mbajtën pak kohë. Me maltretuan dhe me rrahën, sepse iu pengonte aktiviteti im sportiv që bëja për shtetin e Kosovës. Kurrë nuk e harrojë kur presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, reagoi atëkohë në lidhje me arrestimin tim”, kujton ‘Zizi’. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tri herë pjesëmarrës në olimpiadë, qesh me disa individë: “Ec e mos qesh! Unë tri herë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike, kurse sot shoh disa njerëz as që e dinë si duket olimpiada dhe flasin për të”. Salihu kujton vitet e 90-ta kur i shkroi kryetarit të asaj kohe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat