Largimi i boksierëve më të mirë...

Boksi

Largimi i boksierëve më të mirë...

Nga: Gazmend Gashi Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:54
Gazmend Gashi

Debate

Sporti në Kosovë që disa vite po përballet me probleme të mëdha, shumë boksierë janë larguar nga Kosova për në perëndim për kushte me të mira për punë dhe jetesë më të mirë, e disa edhe janë dorëzuar nga mos perspektiva në vendin tonë. -Arsyet e shumë boksierëve që u larguan janë për kushte më të mira jetese dhe ajo profesionale sportive.  

Na duhet investime dhe një plan individual për boksier perspektivë dhe ata elitar në vend që të arrihen medalje evropiane, botërore.

Për një sukses nevojiten investime dhe të ju ofrohen kushte boksierëve për punë dhe të punohet në kuadro të reja të njerëzve të shkolluar që të avancojnë boksin përpara në nivel evropian. Po ashtu sportistëve ju nevojiten të zhvillojnë gara, duele më shtetet konkurruese të nivelit të lartë dhe të shkëmbejnë përvoja me vendet e zhvilluara në boks ku do të rritej cilësia e boksierëve tanë dhe do të kishte edhe konkurrencë më të lartë.

Me miratimin e projekt-ligjit për sport rreth sponzorimeve të klubeve sportive në vendin tonë do të ketë ngritje të cilësisë pas vendimeve që u miratuan së fundi në sport.

Për mua si sportist do të me hapet mundësia me vëllain (Ariani) t’i dëshmojmë vlerat tona me lehtë me një mbështetje më të madhe do të kemi mundësi të zhvillojmë përgatitjet dhe gara të nivelit të lartë ku me plotë besim ju them se do ju bëjë krenar kombit shqiptar, ashtu si na bën krenar sporti i xhudos që thyen çdo rekord te mundshëm me trajnerin e respektuar Driton Kuka. Sporti është ambasadori më i mirë i vendit dhe këtë me se miri e dëshmoi e arta olimpike Majlinda Kelmendi ku me punë dhe përkushtim ja arriti gjitha titujt në xhudo së fundi medaliste olimpike ku na bëri të gjithë kombin krenar, duhet të investohet në sport ku dihet që është ambasadori me i mirë i vendit dhe duhet te punohet drejt ngritjes profesionale ne vend.

Autori është boksier i mirënjohur dhe kampion i shumëfishtë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat