Boksierët e Kosovës përgatiten në Shqipëri

Boksi

Boksierët e Kosovës përgatiten në Shqipëri

Nga: K. Goca Më: 12 janar 2017 Në ora: 11:22
Pamje nga një meç

Boksierët e kombëtares së Kosovës do të përgatiten në Durrës të Shqipërisë. Zyrtarët e Federatës së Boksit thonë se këto përgatitjet janë domethënëse para shumë turneve që do të mbahen në muajin shkurt. “Boksierët më të mire të Kosovës do të përgatiten në Durrës. Nga 14 janari do të jemi në përgatitje në Durrës. Mungojnë disa boksierë për arsye objektive dhe provimeve që kanë javën e ardhshme. Në ekspeditë janë, boksierët: 52 kg Liridon Tahiri,  60 kg Edmond Zefi, 64 kg Violant Sylejmani, 64 kg Nikoll Rrasi, 64 kg Diell Vranovci, 69 kg Besart Kurhasku, 69 kg Venhar Haziraj, 75 kg Armend Neziraj, 81 kg Ardit Delijaj, 81kg Fisnik Muharremi dhe selektori Shefki Bogujevci e trajneri Kreshnik Shala”, njoftohet nga Federata e Boksit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat