Meçi mes Mayweather e McGregor shumë afër të ndodhë

Boksi

Meçi mes Mayweather e McGregor shumë afër të ndodhë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 12:35
Floyd Mayweather dhe Conor McGregor

Bosi i garave të arteve marciale UFC, Dana White, ka thënë se do t’i paguajë Floyd Mayweather dhe kampionin e UFC-së, Conor McGregor nga 25 milionë dollarë secilin, nëse pranojnë të ndeshen së bashku, njofton BBC.

Mayweather, 39 vejçar, që u pensionua nga boksi në vitin 2015, ka thënë se ai ka folur me irlandezin dhe i ka ofruar atij 15 milionë dollarë për ndeshjen.

Por, presidenti i UFC deklaroi për FOX se; “Ai s’i ka bërë ofertë askujt”.

“Floyd ja ku e ke një ofertë të vërtetë – dhe unë jam njeriu që mund të bëj oferta – do të paguajmë ty 25 milionë dhe Conorin 25 milionë dollarë”.

Duke folur për Radio FOX, White ka pohuar se ndeshja me gjasë do të zhvillohej në një ring boksi dhe jo në oktogon.

Po ashtu, secili nga  dy luftëtarët do të merrnin disa para edhe nga të ardhurat e meçit.

“Nëse do të boksojnë, kjo duket si një ndeshje e lehtë për Floyd-in”, shtoi White. “Conor është para e lehtë për të”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat