Lutem mos të ndodhë ndonjë e zezë në kuvend!

Boksi

Lutem mos të ndodhë ndonjë e zezë në kuvend!

Nga: Musli Zymberi Më: 16 janar 2017 Në ora: 13:27
Musli Zymberi

Debate

Sipas vendimit të fundit që e kemi pasur në Kuvendin e punës së shoqatës trajnerëve të boksit, më 30.12.2016 jemi dakorduar që mbledhjen gjegjësisht kuvendin zgjedhor ta mbajmë me 22 janar 2017 me fillim në orën 12.00. Që ky kuvend të jetë sa ma cilësor dhe mirë i përgatitur kërkojë që dakordimin, përgjigjen dhe furnizimin me këto çështje: 1. Kush do të jetë personi apo institucioni i cili do ta bëjë përgatitjen e kuvendit?- Caktimi i rendit të ditës; - Dërgimi i materialit informues; - Njoftimi i pjesëmarrësve për datën dhe kohën e takimit; - Përgatitjet tjera teknike për kuvend. 2. Kërkoj nga ju që paraprakisht të na furnizoni me statutin dhe rregulloren e punës së kuvendit të Shoqatës së trajnerëve të boksit të Kosovës. Me kompletimin e këtyre kërkesave unë ju ofroj bashkëpunim në përgatitjen dhe realizimin e kuvendit zgjedhor. Kërkoj nga ju që këtë kërkesë e cila është bërë në emër të trajnerëve të boksit, ta shqyrtoni seriozisht dhe në kohë sa më të shkurtër, me qëllimin sa më të mirë që me kohë ta mbajmë kuvendin zgjedhor të shoqatës. Të mos ketë keqpërdorim, me shkuar sa më në rregull, mos me pasur ndonjë të zezë.  Lutem të mos të ketë ndonjë të zezë, të shkojë puna si është më së miri.

Me pasur letra, dokumente, të punohet në mënyrë sipas asaj që e kërkon rregulli.  E para, duhet me qenë si pikënisja e kuvendit, statuti dhe rregullorja e punës, nëse këto nuk janë, asgjë nuk kemi bërë. Prandaj mundesh statutin me ia përshtatë personin që zgjidhet dhe kjo nuk është në rregull. Pa statut është sikur mos me qenë kuvendi. Kryetari i shoqatës së trajnerëve të boksit, i cili zgjidhet me 22 janar, ka qenë dashur me u zgjedhur, a zgjidhet apo jo, nuk e dimë, por në qoftë se zgjidhet, automatikisht ti përfaqësojë trajnerët në bordin e FBOXK-së. Nëse duhet vetëm me qenë numër në bord të Federatës, nuk ka asnjë efekt. Shoqata duhet me pasur anëtarësinë e trajnerëve, licencën, fondin e vetë, dhe mi pasur të gjitha. Nëse është qëllimi i federatës vetëm me mbush numrin e bordit, është e pavlefshme, vetëm simbolikë ose një kukull.

Sipas rrethanave, Kreshnik Shala duhet me qenë kandidat, edhe mu mundohen të më joshin që të jem kandidat, më duket e padrejtë të zgjedhim pa letra. Janë domethënëse letrat, sepse ajo përcakton  se çfarë kompetenca kemi me pasur. Statuti i parasheh të gjitha, rregullorja e punës dhe jo me shkuar shkel e shko. Nëpër kafiteri të vogla nuk zgjidhen problemet, as nuk duam të kemi takime në kafe. Të jemi të arsyeshëm ose eja të pimë një kafe e merrem vesh. Sistemi është vet suksesi.  Kjo situatë është prej pas luftës, mos të themi edhe në vitet e 90-ta. Isha kundër zgjidhjes së Ramadan Selimit kryetar federate, sepse ai është nga viti 2002, kam qenë ithtarë të zgjidhet Agim Latifi, por nuk arriti. Avazi i vjetër shumë po me pengon. Asnjë garues nuk është mbi 25 vjeç, moshën më të mirë e braktisin boksin. Kjo është brengë e imja dhe e të gjithëve ose shqetësuese, nuk e kemi asnjë boksier mbi 25 vjet, sepse mosha 22 e këndej është më e mirë. Kur mbërrijnë kohën më të mirë e braktisin boksin, ndoshta i keqpërdorin dhe nuk i trajtojnë si duhet.

Autori është trajner i klubit të boksit Drita nga Gjilani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat