Musli Zymberi, në krye të trajnerëve të Kosovës

Boksi

Musli Zymberi, në krye të trajnerëve të Kosovës

Nga: K. Goca Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:16
Musli Zymberi në këmbë gjatë kuvendit

Musli Zymberi është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës. Njeriu që kritikoi më së shumti Federatën e Boksit të Kosovës, vjen në krye të trajnerëve.

“Në kuvendin zgjedhor të Shoqatës së Trajnerëve që u mbajt në sallën e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, prezent me të drejtë vote ishin 30 trajnerë ku kandidat për të parin e shoqatës ishin pesë veta. Musli Zymberi fitoi 16 vota karshi Kreshnik Shalës që mori 7 vota, Xhevdet Peci 3, Usama Zeqiri 2 dhe Shemi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat