Brahimi: Jemi para sfidave të vështira ndërkombëtare

Boksi

Brahimi: Jemi para sfidave të vështira ndërkombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2017 Në ora: 19:50
Besim Brahimi e Donjeta Sadiku

Besim Brahimi shpreson se gjatë këtij viti do të shënojnë rezultate të lakmueshme në garat ndërkombëtare. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës për femra në boks, ndryshe është trajner i KBO Gollakut, mendon se do ta presin sprova të vështira gjatë këtij viti. Ai është i vendosur si asnjëherë më parë që t’i realizojë synimet. Brahimi është trajneri më i mirë në vend në boks, i cili me punën e tij ka arritur t’i zbulojë disa nga talentet dhe në radhë të parë Donjeta Sadikun e cila është kampione e Evropës për të reja dhe nënkampione e botës për juniore. Sipas tij, stërvitjet janë mbajtur në Gollak dhe në malet e Gërmisë që ishin shumë të frytshme për t’u përgatitur sa më mirë për betejat e reja. “Në Gollak kemi bërë përgatitje dhe shkuan mjaft mirë. KB Gollaku ka stërvitur dy herë në ditë, ndërsa me datën 5 shkurt do të shkojmë në Sofje të Bullgarisë. Aty do të qëndrojmë 16 ditë me boksieret më të mira të Evropës në konkurrencën e seniorëve”, thotë Brahimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Përzgjedhësi flet...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat