Boksierët e njohur përplasen fizikisht

Boksi

Boksierët e njohur përplasen fizikisht

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 11:14
Përplasen boksierët

Përballja ndërmjet boksierëve David Haye e Tony Bellew, pritet me padurim nga dashamirët me të zjarrtë të sportit të ringut. Dy boksierë që premtojnë spektakël dhe kërkojnë fitore. Një meç që çon opinionin e sportit të shkathtësive bujare. Ish-kampioni i botës David Haye, me 28 fitore dhe 2 humbje, është mobilizuar kundër Tony Bellew që ka 28 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, kampion bote në kategorinë super të mesme, por që debuton në kategorinë e re. Dy boksierë britanikë që e urrejnë njëri-tjetrin dhe këtë gjë e kanë konfirmuar në konferencat e shtypit, ku edhe janë përplasur fizikisht.

Madje, në konferencën e fundit për shtyp, dy boksierët nuk janë lejuar të bëjnë takimin e famshëm “face to face”, teksa mes tyre qëndronin dy truproja. “Jam përgatitur për këtë sfidë, nuk po e duroj dot këtë pritje me Bellew, mezi pres ta kem përballë në ring dhe ta hedh në tapet. Unë i lutem Zotit që ai të jetë në formë dhe të bëjë një ndeshje të mirë, të paktën për fansat e tij, pasi unë e di se çfarë do të bëj. Ju garantoj se kjo do të jetë sfida e fundit në karrierë për Tony, do ta shkatërroj dhe nuk do të ketë më mundësi të duelojë”, u shpreh David Haye. Haye ka plane të tjera, që pas kësaj sfide të duelojë për titullin kampion, me fituesin e sfidës Joshua-Klitschko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat