Kampioni i botës në boks për peshat e rënda, Tyson Fury, ka paralajmëruar rikthimin e tij në ring, pasi disa muaj më parë për shkak të problemeve me depresionin dhe kokainën ishte pensionuar nga boksi aktiv.
Boksieri 28-vjeçar, kthimin e bëri publik në Twitter, ku kishte shkruar. “Më 13 maj do kthehem dhe po punoj për kundërshtarin. Së shpejti do keni më shumë lajme”, ka shkruar Tyson Fury.
"Breaking news"
— TYSON2FASTFURY (@Tyson_Fury) March 6, 2017
Return of the MAC,
may 13th, working on an opponent more news to follow, @frankwarren_tv @btsport @boxnationtv
Ai në vitin 2015 e mundi Wladimir Klitschko dhe më pas dy herë u largua nga rimeçi me ukrainasin.
Megjithatë pasi pranoi se ka përdorur droga, boksieri britanik i peshave të rënda dhe kampioni Fury, vullnetarisht i ktheu titujt e kampionit në versionin WBO dhe WBA. Tani kur ndjehet mirë, sërish kërkon që këto tituj i kthejë në pronësi të tij.