Erzen Rrustemi ka fituar titullin e WBF.
Boksieri shqiptar ka arritur të nokautojë që në raundin e dytë Ricardo Ramirezin.
Erzeni ishte dukshëm më i përgatitur se kundërshtari, duke e rrëzuar edhe në raundin e parë.
Mbështetje të madhe Erzenit i dhanë edhe tifozët e shumtë shqiptarë që e mbështeten nga afër.