Natë e madhe për shqiptarët/ Prenga mbron titullin kampion Europe, fiton edhe Feriti

Boksi

Natë e madhe për shqiptarët/ Prenga mbron titullin kampion Europe, fiton edhe Feriti

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:19
Prenga Kampion Europe

Në Mynih mbrëmja vishet kuqezi. Kristian Prenga dhe Ferit Keta janë dy kampionët shqiptarë të cilët dolën triumfues në një natë luftimesh të organizuar nga familja Keta në Mynih të Gjermanisë. Thjeshtë fantastik Kristian Prenga, i cili mbrojti me sukses titullin e kampionit të Europës të fituar një vit më parë në kikboks. Shtatlarti shqiptar  i cili përfaqëson Gjermaninë mposhti që në raundin e parë rivalin e tij Sascha Brinkmann, duke ruajtur gjerdanin e artë në këtë kategori. Prenga ishte thjeshtë i papërmbajtshëm që në sekondat e para të sfidës dhe falë një goditjeje middle-kick arriti të hidhte knock-out kundërshtarin të cilit i theu dhe dorën. Një fitore fantastike kjo për Kristian Prengën.

Për kënaqësinë e trajnerit të tyre që është kampioni i madh i boksit shqiptari Ismail Keta, në mbrëmjen e Mynihut kishte festë edhe për Ferit Ketën që mposhti me vendim unanim të jurisë boshnjakun Drazan Janjanin. Edhe pse nuk e nisi mirë sfidën, Keta arriti të triumfonte në fund me pikë, ndaj Janjanin. Përballë eksperiencës së boksierit boshnjak fitoi grinta dhe dëshira e Ferit Ketës. Boksieri shqiptar i cili  përfaqëson Gjermaninë luante sfidën e tij të 7-të në boksin profesionist. Në ruandin e parë Keta i rezistoi knock-out, për tu ringritur në 5 raundet e tjera me shumë goditje fituese që detyruan gjyqtarët ti jepnin fitoren me pikë boksierit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat