Bajrami fitues i turneut “NATO Thank You”

Boksi

Bajrami fitues i turneut “NATO Thank You”

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 19:29
Fituesit e turneut

Në ambient të hapur, në sheshin në Prishtinë, është mbajtur turneu ndërkombëtar i boksit “NATO Thank You”. Turneu është organizuar nga Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të SHBA-ve. Boksieri shqiptar nga Maqedonia, Lulzim Bajrami, është fitues i turneut, ndërsa tekniku më i mirë u zgjodh Alban Beqiri (Shqipëria) dhe luftaraku më i mirë Patriot Behrami (Kosova). Meçet i drejtuan gjyqtarët Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi dhe Visar Ibrahimi. Aziz Salihu është i kënaqur me rrjedhën e turneut dhe aq me tepër me kohën e mirë që ka mbretëruar e mundësuar që të zhvillohen meçet sipas plani të paraparë. “Isha në presion gjatë këtyre ditëve, sepse ishte dilema të mbahej apo jo turneu.  Megjithatë u mbajt turneu dhe ishte një kënaqësi e madhe. Jam çuditur me tifozët që ishin në një numër të madh dhe për më shumë se dy orë qëndruan në këmbë, ku ishin të gjitha moshat, që nga fëmijët e deri të pleqtë. Shikuesit janë kënaqur nga meçet e bukura që panë. Besoj se ata që me premtuan të mi realizojnë kushtet do të kryejnë ato obligime”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. ‘Zizi’ mendon...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat