Tetovari, kampion boksi në Berlin

Boksi

Tetovari, kampion boksi në Berlin

Më: 30 mars 2017 Në ora: 20:45
ilustrim

Këto ditë në Berlin është mbajtur turneu i boksit Gesundbrunnenturnier 2017, ku 17-vjeçari nga Tetova, Mentor Alija ka arritur të bëhet shqiptari i parë që bëhet kampion nën moshën 18 vjeçe. Ai në finale është ndeshur me boksierin me origjinë ruse Dustin Stukzi dhe ka arritur ta mposht.

Përndryshe, Mentor Alija, me origjinë nga Dëbërca e Tetovës, ka zhvilluar 13 duele dhe të gjitha i ka fituar, madje 10 prej tyre me nokaut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat