Haxhi Krasniqi, boksieri i mirënjohur, ka postuar një foto të paparë deri më tash dhe tejet atraktive. Ai ka bërë me dije se është gati për meçin e 22 prillit kundër armeno-gjermanit Arthur Abraham, i cili zhvillohet në kuadrin eliminator për titullin e botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme.
Krasniqi është i përgatitur maksimalisht dhe synon fitore që i hap rrugën për titullin e kampionit të botës.