Krasniqi plot optimist: Do të pensionoj ish kampionin Abraham, do të filloj epokë të re

Boksi

Krasniqi plot optimist: Do të pensionoj ish kampionin Abraham, do të filloj epokë të re

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 prill 2017 Në ora: 17:21
Jürgen Doberstein (majtas) dhe Robin Krasniqi

Përballja e Haxhi Krasniqit (30) kundër ish kampionit botëror, Arthur Abraham do zhvillohet në 22 prill në Erfurt. Për shkak të disa problematikave të marrëveshjeve televizive rreth programeve të sportit, meçin e shumë pritur mund ta ndiqni live në MDR.

30 vjeçari shqiptar që garon në kategorinë super të mesme nuk planifikon vetëm t'ia mbyll karrierën Abrahamit, por edhe të fillojë një epokë të re. “Unë dua të filloj fuqishëm një epokë të re. Kjo do sjell ndryshimin e emrave më të mëdhenj të boksit gjerman.”

Këtu ka të drejtë Krasniqi, pasi nëse fiton meçin e 22 prillit, mund të fillojë të garojë në kategorinë më lartë “WBO”, ku kundërshtar të radhës mund të ketë Andre Ward i cili ka “bllokuar” titujt e boksit në shumë kategori./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat