Dardani është i vyeshëm e trim

Boksi

Dardani është i vyeshëm e trim

Nga: Agim Tahiraj Më: 2 korrik 2017 Në ora: 19:26
Agim Tahiraj

Debate

Gjithmonë jemi dalluar me sporte luftarake dhe kemi arritur suksese të jashtëzakonshme. Me sporte luftarake po sjellim suksese të mëdha, duke u nisur nga sporti i xhudos, që sot është krenari kombëtare, për shkak se e kemi Majlinda Kelmendin kampione olimpike, kurse në ditët e fundit janë shtuar suksese të tjera dhe që po e bëjmë kombin shqiptar krenar. Kick-boksieri Dardan Morina me suksesin e tij në WKU, ku e mbrojti titullin gjithsesi se na gëzoi të gjithëve.

Na vërtetoi edhe një herë se gjithmonë kemi pasur talent dhe suksese në sporte luftarake. Fitorja e Dardanit me nokaut na befasoi të gjithë, sepse as rivali s’e kishte pritur këtë. Shihet se kemi talent të mëdhenj, kemi një brumë që na lakmojnë të gjithë posaçërisht duhet edhe punë e punë që të jemi në nivel edhe më të lartë.  Dardani vërtet është një tip luftarak,  shihet puna e tij, ka natyrë pune, me punë i ka fituar të gjitha, sigurisht kjo rezultoi që ta mbrojë edhe titullin. Ka qenë një fitore e merituar, që nuk do as diskutim, sepse nokauti është treguesi më i mirë. Më pëlqen shumë se kick-boksieri Dardani është i vyeshëm, trim dhe ka edhe lëvizje të hatashme, që janë edhe arma më e fortë e tij. Me dy duart e tija është shumë i suksesshëm, fitoren e vendosi me këmbë kur e nokautoi kundërshtarin. Është kick-boksier i kompletuar, sepse ka reflekse të hatashme sidomos në meçin e fundit na ka befasuar të gjithëve...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat